Ture

Tour in Permet - Rafting on Vjosa - Benja thermal baths - NRG Motors

Tur ne Permet All Inclusive – 5 Dite – 550€

Tur aventure 5 dite dhe 4 nete per 550€ ne atraksionet turistike te qytetit te Permetit. Ne kete tur do te keni mundesine te vizitoni qytetin jugor te Permetit se bashku me disa nga fshatrat qe e rrethojne te pasura me kulture dhe gatimet tipike tradicionale. Aktivitetet qe do te zvillohen ne kete tur jane te shumta si: Raftin ne lumin e Vjoses, eksplorimi i Parkut Kombetar “Bredhi i Hotoves”, eksplorimi i kanioneve, vizite ne banjat termale te Benjes, guide me makina 4×4 Off Road dhe shume aktivitete te tjera. Ky tur ka nje veshtiresi mesatare dhe eshte i aksesueshem per te gjithe, ku mund te zgjidhni nese doni te merrni pjese ne aktivitetet e programuara.

PROGRAMI
Dita 1

Nisja nga Tirana / Durresi ne udhetim drejt qytetit te Permetit. Mberritja dhe akomodimi ne hotel, vizitohet qyteti i Permetit me atraksionet e ndryshme si: Guri i Qytetit, Muzeu, Kisha etj (ku mund te beni foto). Kohe e lire per te shetitur ne qytet ku mund te shijoni edhe darken me gatimet tradicionale te zones.

Dita 2

Nisja nga Permeti drejt Parkut Kombetar “Bredhi i Hotoves” me makina 4×4 Off Road. Parku ka një shtrirje prej 1400 hektarësh dhe perbehet kryesisht nga një masiv bredhi maqedonas, me një lartësi mesatare 25-30 metra. Parku përfaqëson një nga perlat natyrore të Shqipërisë dhe ofron surpriza të këndshme në të gjitha stinët e vitit. Me pas vizitohet nje nga fshaterat e Dangullis ku do te keni mundesine te degustoni produktet me te mira tradicionale te zones. Ne kthim do te pushohet ne ujrat termale te Benjes, kthimi dhe darka ne hotel.

Dita 3

Pas konsumimit te mengjesit ne hotel do te nisemi drejt kampingut ku do te behemi gati per Rafting. Do tju jepen udhezimet e duhura nga profesionistet se si te silleni gjate lundrimit, gjithashtu do te pajiseni me veshjet e duhura. Lundrimi argetues pergjat lugines se Vjoses do te behet me ndalesa te shkurtra ku mund te shijoni natyren, te laheni, te beni foto sipas deshires, etj.

Dita 4

Nisja nga hoteli drejt kanioneve te Langarices me makina 4×4 Off Road. Do te eksplorohen kanionet per rreth 3-4 ore. Ne kthim do te pushohet ne banjat termale te Benjes per rreth 1 ore ose me shume sipas deshires. Kthimi dhe konsumimi i darkes ne hotel.

Dita 4

Shetitje e lire ne qytet dhe nisja per ne Tirane / Durres. Fundi i udhetimit tone.

PERFSHIHET:

  • Udhetimi 4-5 ore deri ne Permet.
  • Hoteli 3/4 yje.
  • Mengjesi dhe darka ne hotel, dreka me vete.
  • Pije dhe akullore gjate qendrimit ne qytet.
  • Pishine & Wi-Fi ne hotel.
  • Udhetimi me makina 4×4 Off Road 6-7 ore me ndalesa.
  • Lundrimi me varke per Rafting.
  • Veshjet e duhura mbrojtese gjate Rafting.

NUK PERFSHIHET:

  • Çdo gje qe nuk permendet ne guide me siper.

DUHET TE KENI ME VETE:

  • Çantë shpine
  • Rroba për ndërresë, rroba plazhi.
  • Veshje sportive për ecje.
  • Sandale ose atlete për ecje në brendësi të kanionit dhe shumë energji.
GALERIA

Burimi i disa fotove Bashkia Permet

Deshironi te beheni pjese e ketij turi.

All Inclusive 5 dite / 4 nete – 550€. Minimumi 6 persona.

Dergoni nje kerkese duke plotesuar te dhenat e meposhtme.

    EMRI*

    MBIEMRI*

    TELEFON*

    EMAIL*

    NR I PERSONAVE*

    DATA E NISJES SE TURIT*

    MESAZHI*

    WhatsApp WhatsApp us