Eksploroni natyren e Shqiperise pa u limituar nga rruga apo makina juaj.
NRG Motors disponon 6 makina Nissan Patrol 4×4 me 6+1 vende, të përshtatura per terrene Off Road, nuk ka rendesi nese eshte mal, det apo dëbore. Gjithashtu disponojme dhe makina te tjera SUV ose vetura qe mund te perdoren per destinacione me lehtë të arritshme.
Makinat mund të merren me Qera self-drive ose me shofer ne dispozicion nga ne.
Nese nuk keni eksperience ne makinat 4×4 atehere ne ju vem ne dispozicion shofer tonin pèr një aventurë të paharrueshme, duke udhëtuar përgjatë shtigjeve ndonjëherë sfiduese jashtë rrugës. Gjatë rrugës do të mësoni bazat e ngasjes 4×4 dhe te përgatiteni si te reagoni ne momente te vështira. Mund te eksploroni terrene te pa shkelura, te shkoni per gjuheti, etj.
6.1 Qiramarrësi me anë të kësaj pranon t’I paguaj qiradhënësit tarifën prej ____________ në ditë.
6.1 Mënyra e pagesës është cash tek zyra e qiradhënësit
6.2 I gjithë karburanti i përdorur do të paguhet nga qiramarrësi. Qiramarrësi e dorëzon automjetin me të njëjtin nivel të karburantit që e ka marrë.
7.1 Automjeti i marrë me qira nuk do të përdoret për të transportuar pasagjerë ose pronë me qira.
7.2 Automjeti i marrë me qira nuk do të përdoret për të transportuar pasagjerë përveç se në brendësi ose në kabinën e mjetit.
7.3 Automjeti i marrë me qira nuk duhet të përdoret për të shtyrë ose tërhequr një mjet tjetër, rimorkio ose ndonjë send tjetër pa lejen me shkrim të qiradhënësit.
7.4 Automjeti i marrë me qira nuk do të përdoret për asnjë garë apo në ndonjë kompeticion.
7.5 Automjeti i marrë me qira nuk do të përdoret për qëllime të jashtëligjshme.
7.6 Qiramarrësi nuk do ta përdorë automjetin në mënyrë të pakujdesshme.
7.7 Automjeti i marrë me qira nuk do të operohet nga asnjë person tjetër përveç Qiramarrësit të përcaktuar në pikën 1.2 pa lejen me shkrim të Qiradhënësit. Nëse Qiramarrësi lejon çdo shofer tjetër nën moshën 25 vjeç të drejtojë automjetin e marrë me qira, Qiramarrësi do të jetë plotësisht përgjegjës për të gjitha shpenzimet që lidhen me makinën me qira dhe çdo mjet tjetër të përfshirë në çdo lloj aksidenti.
8.1 Makina ështe e mbuluar nga një siguracion i thjeshtë, që do të thotë se në rast aksidenti, në qoftë se nuk është faji i qiramarrësit, atëherë dëmi do të mbulohet nga siguracioni i shkaktarit të aksidentit.
8.2 Në qoftë se ju dëshironi një siguracion të plotë, atëherë ju duhet te paguani një shtesë prej __________€/në ditë.
8.3 Qiradhënësi garanton mbështetjen në rast të një defekti mekanik/elektrik në automjet që nuk është shkaktuar nga Qiramarrësi.
8.4 Makina i dorëzohet qiramarrësit e rregullt mekanikisht dhe testohet në prani të Qiramarrësit. Në rast se automjeti kthehet me dëmtime mekanike të shkaktuara nga Qiramarrësi, Qiramarrësi paguan dëmet.
Pjesët që mund të dëmtohen nga Qiramarrësi për shkak të neglizhencës ose keqpërdorimit janë:
Janë të gjitha në përgjegjësi të Qiramarrësit dhe do të paguhen nga Qiramarrësi.
9.1 Qiramarrësi pranon më tej të bëjë një depozitë prej 500 €/automjet tek Qiradhënesi, e cila do të përdoret, në rast të humbjes ose dëmtimit të automjetit ose pajisjeve gjatë afatit të kësaj Marrëveshjeje për Makina me Qira, për ta paguar plotësisht ose pjesërisht koston e riparimeve ose zëvendësimeve të nevojshme.
9.2 Në rast se nuk ka ndonjë dëmtim ose humbje, depozita në fjalë do t’i rikthehet Qiramarrësit.
10.1 Qiramarrësi pranon të kthejë automjetin e përshkruar më sipër në vendin e marrjes deri në 1 ORË më vonë nga koha e përcaktuar në pikën 5.2.
10.2 Nëse Qiramarrësi e kthen automjetin më vonë se 1 ORË, atëherë ai pranon të paguajë një shumë bazuar në kohë, si më poshtë:
NRG Motors – Treg Automjetesh Durres, Makina me Qera Durres, Makina ne Shitje Durres, Automjete ne Shitje Durres, Automjete me Qera Durres, Makina Luksoze
NRG Motors është një agjeni qe operon ne tregun e shitjes se automjeteve dhe makinave me qera në Durrës, Shqipëri. Prej vitesh në këtë treg, NRG Motors ofron standardet më të larta të shërbimit me çmimet më të ulëta.
Makinat në shitje vijnë kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania, te zhdoganuara dhe të gjitha në gjendje perfekte.
Markat që tregtojmë janë: Mercedes-Benz, BMW, Volkswagen, Ford, Toyota, etj.
Shërbimet e qiradhenies së makinave ofrohen 24 orë në 24, 7 ditë në javë, me çmime më të ulëta, me automjete ekonomike dhe komode.